Pas bashkëjetesës, vjen lajmi i ëmbël, vajza e Jozefina Topallit është shtatzënë (FOTO LAJM)

Pas ndarjes nga Luiz Ejlli, Megi ka nisur një marrëdhënie të re, të cilën duket se e ka bërë serioze dhe partnerin e saj e ka prezantuar në familje.

Çifti i ri është parë duke pirë kafe me ish-deputeten Jozefina Topalli në një lokal në ish-bllok.

Por duket se të rejat nga jeta e Megit po zbulohen dita-ditës. Iconstyle ka zbuluar se vajza e Jozefinës është në pritje të ëmbël.

Burimi shprehet se Megi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ajo ka bërë edhe blerjen për bebin që do të vijë në jetë.

Teksa u hodhëm një sy fotove të Megit në Instagram vumë re se ajo prej disa muajsh nuk ka publikuar foto ku shfaqet e gjitha duke preferuar që pritjen e ëmbël ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Shtuar më 02/08/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori