Pas Arminës edhe Ermal Mamaqi fjalë prekëse për vdekjen e motoristit në Himarë (FOTO LAJM)

Ndarja nga jeta e 39-vjeçarit Klajdi Shehu është përjetuar keq edhe nga shumë miq të tij, shumica e tyre të njohur, për shkak edhe të pasionit të tij për motorin.

Një prej tyre ka qenë edhe blogerja Armina Mevlani, e cila mesa duket ka qenë mike e Shehut.

“E di që të ka bërë të lumtur gjithmonë muzika e bukur dhe unë do të kujtoj gjithmonë sa herë dëgjoj muzikën e bukur që ti më ke dhënë! Bëji të fala Jim Morrison! Do të na marrë malli Klajd Shehu...shumë!,”-përfundon postimi i Mevlanit shoqëruar me këngën e David Bowie, “Heroes”.

Pas saj, edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi i ka dhënë sot lamtumirën e fundit me anë të një postimi në Insrtagram dedikuar Klajdit.

‘Lamtumirë Klajd’ shkruan ai krah fotos së tij ku nuk mungon as motorri që i mori jetën. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori