Pas Arbanës, reagon edhe Drini Zeqo për deklaratën e Iris Luarasit
Arbana, pas deklaratës së pedagoges Irris Luarasi se e kishte ngelur, mori gjithë kohën për t'ju përgjigjur duke zbuluar kështu dhe arsyen e vërtetë se pse kishte ndodhur ajo gjë.

"Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në Top Albania Radio ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën që im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime ishte shumë e rëndësishme për familjen time.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e padagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtim të rasteve të rralla siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën.

Pas kësaj, ka reaguar edhe spikeri i lajmeve Drini Zeqo, i cili ka thënë:

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogjia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori