Pas Arbanës, Drini Zeqo i "mbyll gojën" zysh Iris Luarasit (FOTO LAJM)

ris Luarasi e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ në rubrikën e këtij emisioni ‘Haje ose thuaje’ përmendi 4 emra të personazheve të njohur që i ka ngelur në lëndën e saj, një ndër të cilët ishte edhe Arbana Osmani.

Më pas moderatorja tregoi se ajo ngeli në lëndën “Gazetari Radio”, sepse i duhej të punonte gjatë kohës që studionte për shkak të vështirësive ekonomike të familjes së saj.

Ditën e sotme në lidhje me këtë temë ka folur edhe Drini Zeqo.

Gazetari i njohur ka publikuar një foto nga reagimi i Arbanës dhe bashkangjitur saj ka shkruar:

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini.

Shtuar më 23/10/2019, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori