Pas anulimit të mbrëmjes së maturës, fotografitë e 18-vjeçares bëhen virale (FOTO LAJM)
asmine
Dauphine është 18 vjeç dhe mbrëmja e saj e
maturës duhej të mbahej këtë qershor, por u anulua, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sidoqoftë, ajo vendosi të vishte fustanin që kishte pritur për kaq kohë dhe të bënte një set fotografish, për të kujuar mbrëmjen, që nuk u bë kurrë.
“I bëra këto
foto, sepse doja të thosha se bëra diçka për mbrëmjen e
maturës dhe doja ta gëzoja sadopak veten.”
Jasmine pozoi në Monunentin e Washington dhe Memorialin Lincoln.
Ndërsa
Dauphine ishte gati të largohej, një fotografe e ndaloi dhe e pyeti nëse mund t’i bënte disa
foto edhe ajo.
“Unë vura re
Jasmine nga larg dhe mendova direkt: Duhet t’i bëj disa fotografi asaj!”, tha Sara Isabella Ortiz, një fotografe dasmash, 24-vjeçare.
Ortiz kujton se nxitoi për në shtëpi për të redaktuar fotot sa më shpejt që të mundte, në mënyrë që t'i dërgonte ato te
Dauphine.
"Unë jam 10,000% e sigurt që ajo tërhoqi jo vetëm
vëmendjen time," tha ajo, "por
vëmendjen e të gjithëve atë ditë me bukurinë e saj!"
Prej pak ditësh, postimet janë bërë virale dhe fotografitë janë pëlqyer më shumë se gjysmë milionë herë në Twitter.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 16:16