Pas akuzave për kopje, reagon ashpër Dafina Zeqiri

Një fans ka akuzuar Dafinën se po kopjon Dua Lipën dhe kaq ka mjaftuar që Daffy të shpërthejë pas akuzave.

“Po bëhesh si Dua Lipa, se goxha po e imiton,” tha Agroni. Dafina, që s’ka durim për këto lloj gjepurash i replikoi plot dy herë. Një herë nën koment, ku tha:

“Ec more negativ, filloje vitin më së pari duke parë b*thën tënde! PS: Mos ta nin pak famë të jap veç mos i hyr laknave pa lidhje. Jetoje vëlla jetën tënde ti bashkë me njerëzit pa jetë që keni kohë t’u gjuani njeëzvve që kanë punuar që të arrijnë aty ku janë sot dhe që të kënaqen me rapet e veta. Ke ende kohë, zemër.”

“Nuk po e postoj këtë bisedë sepse s’merrem me komente negative së pari. Merruni me jeteën tuaj njëherë (ju që keni kohë të rrini në Instagrami për të sulmuar njerëzit që punojnë)., këtej keni gra/burra/fëmijë dhe shkruani në përshkrim ‘Jetë e Lumtur’.

“Është një vit i ri dhe shumë tragjedi po ndodhin andej këndej. Duajeni njëri-tjetrin. Ju pengon dikush, jeta e dikujt? Unfolloë/Block kë s’doni të shihni dhe vazhdoni përpara. Se vetëm këtë jetë kemi, debila!” /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2018, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori