Pas 6 vitesh bashkë, fejohen Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj (FOTO LAJM)

Këngëtarja dhe moderatorja, Luana Vjollca prej 6 vitesh tashmë është në një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn i cili tashmë është edhe menaxher i saj. Lidhja e tyre u zbulua në vitin 2013 dhe për vite me rradhë çifti u fotografuan bashkë nga paparacët, por nuk preferuan ta konfirmonin.

Megjithatë së fundmi, Luana dhe Krenari kanë vendosur të marrin hapin e madh. Një foto e publikuar nga moderatorja ka ngritur dyshimet se çifti janë fejuar. Në foto Luana shfaqet me një unazë që nuk kishte si të mos binte në sy.

Urimet nuk kanë munguar për Luanën e cila ka preferuar sërish të mos konfirmojë asgjë
Shtuar më 11/12/2019, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori