Para disa
muajsh, çifti shumë i njohur dhe i komentuar në media,
modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë.
Gigi solli në jetë një vajzë, emrin e së cilës nuk e kishin zbuluar deri më sot.
Vetëm së fundmi,
modelja ka zbuluar se emri i vogëlushes është
Khai. Ajo ka shtuar në profilin e saj të Instagramit fjalët "Mamaja e
Khai", duke i dhënë fund kureshtjes së fansave.
Kujtojmë se dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e së voglës, por megjithatë nuk i kanë kursyer postimet e ëmbla pranë saj.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 10:23