Paris Hilton merr masa mbrojtëse për unazën e saj të martesës
Vetëm një javë pasi i dashuri i saj Chris Zylka bëri pyetjen e madhe, Paris Hilton është hedhur në aksion.

Biznesmenia e famshme mori një propozim tepër romantik gjatë pushimeve dimërore në Aspen, Colorado dhe së shpejti do të lidhë kurorë me partnerin e saj prej dy vitesh.

Së fundmi ajo ka punësuar një skuadër të tërë që i vijnë nga mbrapa çdo moment të ditës vetëm për të mbrojtur e për të ruajtur unazën e saj të martesës. Ky gur i çmuar prej diamanti në formë ovale kushton plot 2 milionë dollarë dhe Paris është e tmerruar se dikush mund t’ja vjedhë.

E shtyrë nga ngjarjet e fundit kriminalistike dhe vjedhjeve të shumta në Hollywood ku përfshihen tezja e saj apo Kim Kardashian, ajo e ka parë mëse të arsyeshme të punësojë roje që të ndihet më e sigurt. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori