Para me thasë, por djali i miliarderit shqiptar rri me celular të thyer
Pëlqej
Ai kujdeset që gjithmonë të jetë i rezervuar në jetën private.

Biznesmeni i pasur është baba i 4 fëmijëve, 3 djem, Martini, Andi, Marko dhe 1 vajzë, Amber.

Në pamje të parë duket sikur ata kanë gjithçka dhe u plotësohet çdo dëshirë, por i ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Samir Mane tregoi se di t’u thotë edhe JO.

“Fëmijët i kam shumë të mbarë, por i them vazhdimisht jo për gjëra që kalojnë masën. Kur thyen celularin dhe do të marrë një të ri, nuk e lejoj nëse ai celular punon. Nuk ja blej të ri për t’i treguar që të kenë kujdes. Një nga ata është Andi i cili ka prej 6 muajsh një celular të thyer”, tregoi Samir Mane.

I pyetur se cili prej djemve do e zërë vendin e tij, biznesmeni u shpreh se është ende herët dhe ata duhet të mbarojnë fillimisht shkollat duke shtuar me humor se nuk e lëshon kaq shpejt vendin. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori