Para me thasë, Noizy shpëton vajzën e vogël që u dogj me qumësht
Rasti i Kleas së vogël u bë publik pak ditë më parë, duke qenë se familjarët e saj kërkuan ndihmë financiare për ta kuruar pas djegieve të rënda me qumësht.

Siç e kemi trajtuar në një tjetër artikull, në vetëm 5 orë, Noizy arriti të mblidhte shumën e konsiderueshme të parave (rreth 20 mijë euro) të domosdoshme për kurimin e 2-vjeçares, që pësoi djegie të shkallës së lartë në 50% të trupit.

Fatmirësisht gjërat kanë shkuar mirë. Reperi ka publikuar në Instagram një bisedë në WhatsApp, ku njëri prej familjarëve të Kleas i thotë se vajza ia doli duke e falenderuar për ndihmën e madhe.

“Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Noizy në postimin e tij shkruan anabel.

Duke iu referuar rastit të Kleas, një vogëlushe 2-vjeçare që merr plagë të rënda në pothuajse gjysmën e trupin, themi se reperi diti ta përdorte shumë mirë influencën e tij në mënyrë që rasti të përhapej masivisht në kohë rekord. I urojmë Kleas shërim të shpejtë!
Shtuar më 18/05/2018, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori