“El Clasico” i parë pa Messin apo Ronaldon, shansi i Benzema-së për të “vulosur”sfidën

Klasikja midis Barcelonës dhe Real Madrid ka hyrë në një epokë të re.

Kjo e sotshmja do të jetë sfida e parë midis tyre që nga viti 2005 pa Messi ose Ronaldon.

Sipas analistëve spanjoll, ky do të jetë shansi i Benzema-së për të pikasur në “El Clasico”.

Kujtojmë se në periudhën kur Ronaldo luante me Realin, Benzema ka qënë në “hije” për shkak se Ronaldo ishte ai që vuloste sfidën.

Sot nga Benzema presin shumë të gjithë ndjekësit por edhe ekipi.

Benzema deri më tani në këtë sezon ka realizuar 11 gola dhe 8 asist për vetëm 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Që pas largimit të Ronaldo, francezi ka treguar potencialin e tij prej sulmuesi duke e shtyrë përpara ekipin e “Los Blancos”./albeu.com


Shtuar 24.10.2021 10:04