Pamje të reja nga sherri/ Ja si justifikohet Cozman para policëve (VIDEO)
Teksa vijojnë hetimet lidhur me përleshjen mes reperëve të njohur Cozman dhe Noizy pasditen e së martës në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Noizy dhe shoku i tij Varrosi ndërsa u arrestua Cozman, vëllai i tij dhe miku i ngushtë i tyre Albert Krasniqi, publikohet një video e re.

Videoja që po qarkullon nëpër rrjetet sociale është regjistruar vetëm pak sekonda pas përleshjes së dy grupeve Baba Stars dhe OTR.

video shfaqet momenti kur policia po prangoste Cozman dhe ai mundohet të shfajësohet duke thënë: “Ai ma mshoi i pari, ai ma mshoi pa pikë faji”! Se kush i’a mshoi i pari, e kush i fundit … shpresojmë ta mësojmë së shpejti.

Sherri mes dy grupeve ndodhi pasditen e së martës përballë ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë, teksa Noizy qëndronte në kafe.

Ky i fundit është provokuar nga Skivi i Babastars, siç thonë dëshmitarët, ndërsa ai ka thirrur më pas anëtarët e tjerë të grupit. Nga përplasja Noizi është plagosur, ndërsa pak më vonë u shtrua në klinikën e Ortopedisë ku edhe iu hoq një plumb./Albeu.com/

Shtuar më 16/09/2016, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori