Pamela Anderson martohet për të pestën herë, i thotë "Po" 74-vjeçarit (FOTO LAJM)

Pamela Anderson është martuar në fshehtësi për herë të pestë.

52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters i njohur për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman”.

Ata kanë zhvilluar një ceremonie private në Malibu ditën e djeshme dhe nuk është zbuluar ende asnjë detaj.

Njihuni me historinë e çiftit:

Pamela dhe Jon u takuan më shumë se 30 vite më parë në rezidencën “Playboy”. Burimet thonë që dyshja është bashkuar me njëri-tjetrin kohët e fundit dhe qëllim kanë pasur gjithmonë martesën.

Ish-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, muzikantin Kid Rock dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martyua dy herë).

Ish-burri i saj i fundit ishte ylli francez i futbollit, Adil Rami.
Shtuar më 22/01/2020, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori