Pamela Anderson harron miliarderin shqiptar, në krahet e një tjetër futbollisti (FOTO LAJM)

Ka kaluar vetëm pak kohë nga fjalët që u përhapën se aktorja e famshme Pamela Anderson po kalonte dicka me ish-futbollistin shqiptar Fatmir Hysenbenlliu i cili njihet ndryshe edhe si miliarderi shqiptar që bën një jetë të shfrenuar luksi.

Por ndërkohë ylli i “BayWatch” është parë duke shijuar një darkë me futbollistin francez Adil Rami në jug të Francës ndërkohë që është raportuar se ata tashmë janë në lidhje.

Aktorja dhe modelja 49-vjeçare ishte veshur me një fustan mahnitës me lule teksa ecte me sportistin francez, 31 vjeç.

Ndërsa ata u larguan, Pamela dhe Adil, i cili luan për ekipin spanjoll Sevilla FC, po mbanin një distancë të vogël ndërsa u bashkuan me shokët pas një darke në restorantin elegant La Maison në Nice. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2017, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori