“Mos u bëni vonë si unë”: Turku përlot me mesazhin pak para se të vdiste nga koronavirusi

Koronavirusi ka vrarë 929 mijë persona deri më tani në të gjithë botën, ndërkohë që efektet financiare janë të pallogaritshme.

Shumë kanë lënë mesazhe ndaj të afërmve të tyre para vdekjes, por ajo që zbuluan familjarët e 62-vjeçarit Yasar Unal nga Çorumi në Turqi pasi vdiq ishte mallëngjyese.

62-vjeçari ndërroi jetë më datë 10 shtator dhe pasi e varrosën, të afërmit futën në karikim celularin e tij ku zbuluan një video që ai kishte bërë në ditët që ndodhej në intubim.

Në video, 62-vjeçari i bën thirrje të gjithëve që të kujdesen për veten dhe të mos i lënë pas dore masat anti-Covid.

“Më merret fryma, tensionin e kam të lartë dhe kam temperaturë. Unë u bëra vonë, ju lutëm mos e bëni këtë dhe kujdesuni për veten. Mirupafshim të gjithëve”, shprehet ai në video-mesazh.

Mediat turke publikuan mesazhin e tij duke marrë edhe shpjegime nga familjarët se si e kishin zbuluar videon.

“Pasi varrosëm babain, vendosëm në karikim celularin dhe zbuluam videon që ai e kishte bërë kur ishte në intubim”, tregon i biri i tij.

Turqia numëron më shumë se 7 mijë raste me koronavirus që prej fillimit të pandemisë, duke qenë një ndër vendet që janë prekur më rendë prej pandemisë. /albeu.com


Shtuar 14.09.2020 14:49