Paloma Faith: 'Ja projekti që më la në baltë' (FOTO LAJM)

Gjithmonë këngëtaret e kanë një ëndërr në sirtar. Edhe Paloma Faith kërkon me çdo kusht që të këndojë një këngë për James Bondin, ndërsa duket se ende nuk ka krijuar besim në vetvete.

Teksa është në konkurencë të fortë me kolegët e saj, ajo nuk nguron të pranojë se i duhet punë për të arritur majat. Muajin e kaluar, këngëtarja kishte shprehur dëshirën e saj që të realizonte një këngë për vijën melodike të filmit “Spectre”.

Së fundmi ka mësuar se kjo punë i është besuar një këngëtari tjetër. “E di se nuk do të këndoj për Bondin, sepse kam zbuluar se nuk do të jem unë këngëtarja e filmit”. Këngëtari Sam Smith konsiderohet si mjaft i favorshëm për të incizuar këngën pasardhëse të “Skyfall” nga Adele. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2015, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori