Pak pasi Almeda akuzoi produksionin, Tolga habit me deklaratën
Pëlqej
Bëri bujë deklarata e Almeda Abazit kundër produksionit të "Dancing With the stars".

Ish-missi shqiptar tha se ishte ndjerë keq për faktin se kur kishte bërë check-out nga hoteli, ajo dhe Tolgahan kishin paguar para më tepër.

"Tolga nuk mori një mirëseerdhe, por edhe 'përcjellja' që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem shpesh është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi theksoj se kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, por i adresohet totalisht produksionit", shkruante ndër të tjera Almeda.

Ndërkohë Tolgahani në një intervistë për "Vizioni pasdites" u shpreh shumë i kënaqur nga mikëpritja që iu bë në Shqipëri. "Ndihem si në shtëpinë time, nuk jam ndjerë aspak si i huaj", tha aktori turk.
Shtuar më 12/06/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori