Pak kohë më parë humbi nënën, Ardit Gjebrea i prek të gjithë me dedikimin e ndjerë
Pëlqej
Gentiana ishte pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty”, ku kishte ardhur për ti dhënë një mesazh nënës së saj pasi prej disa muajsh kishte humbur babain.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe Arditi, i cili vetëm pak kohë më parë ka humbur nënën e tij.

Gjebrea u shpreh:

"Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që t’i jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori