Pak javë pasi u bënë prindër për herë të katërt, Ariana dhe Ermali nisin pushimet (FOTO LAJM)

Më 25 shtator, Ariana dhe Ermal Fejzullahu u bënë prindër për herë të katërt.

Në jetë erdhi një vogëlushe të cilën ata e pagëzuan me emrin Ana.

Që pas ardhjes në jetë të vajzës, Ariana zgjodhi të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, madje nuk kanë munguar edhe fotot e saj.

Ajo na habiti me linjat e saj pasi edhe pas lindjes së katërt duket mjaft në formë.

Tashmë që vajza dhe Ariana e kanë kaluar periudhën më të vështirë, familja Fejzullahu ka vendosur të bëjë edhe udhëtimin e parë.

Ariana ka publikuar në Instagram disa foto ku tregon se ndodhet në Turqi së bashku me Ermalin dhe Anën.

Ajo nuk ka zbuluar ende nëse pranë tyre janë edhe fëmijët më të mëdhenj, apo kanë preferuar që këto pushime t’ja dedikojnë vogëlushes së porsalindur.
Shtuar më 21/10/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori