Pak e kapën, momenti i sikletshëm që i ndodhi Dua Lipës kur po mbante fjalim (VIDEO)
Kngëtarja shqiptare Dua Lipa rrëmbeu dy prej çmimeve më të rëndësishëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Grammy".

Ajo mbajti edhe një fjalim por u vu re se Duas i ndërprenë fjalimin pasi vendosën muzikë në sfond.

Detaji është kapur nga mediat ndërkombëtare të cilat e kanë konsideruar si të pafalshme.

"Faleminderit shumë! Nuk di as nga t'ja filloj. Ajo që dua t'ju them është sesa e nderuar jam të isha e nominuar krah kaq shumë artisteve të shkëlqyera femra, sepse këtë vit realisht jemi rritur shumë. Dua ti them faleminderit fansave të mi, që më kanë lejuar të jem verisoni më i mirë i vetes time. Dua të falenderoj skuadrën dhe familjen time."

"Jam shumë nervoze, e emocionuar dhe mirënjohëse. Dhe diçka që dua vërtetë ta them për këdo që nuk e ka kuptuar sa i veçantë është që ka një histori ndryshe, një sfond jete ndryshe, një emër që nderon rrënjët e tij, thjesht duhet të dini që pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni që këto të hyjnë në rrugën tuaj të ëndrrave. Unë jam prova që ti mund të bësh gjithçka që synon në mendje."- është shprehur e emocionuar Dua Lipa. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori