Pa make-up dhe zbathur në rrugët e Beverly Hills, Kylie thyen rregullat e izolimit (FOTO LAJM)

Muajin e kaluar Kylie Jenner u kërkoi 171 milion ndjekësve të saj në Instagram që të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Por miliarderja më e vogël në botë injoroi këshillat e saj pasi u fotografua në Beverly Hills ku shkoi për të takuar shoqen e saj Stassie Karanikolaou.

Por 22-vjeçarja ishte pa make up, e veshur sportive dhe nuk mbante paruke dhe pothuajse nuk njihej.

Ajo dukej shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim në Instagram.

Megjithatë biznesmenja dukej mjaft e lumtur dhe se po e shijonte look-un e saj ndërsa ecte këmbëzbathur.

Shtuar më 21/04/2020, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori