"Pa kokërr leku në xhep", Ariel e uron Anxhelinën me momentet më të vështira të fillimit (VIDEO)
View this post on Instagram

Happy Birthday “Bro” 😂 This video has to be the most accurate description of our friendship lol😂 @anxhelina I don’t think there has been one time that we have argued that we didn’t make up five minutes later or literally laughed about the fact that we sound like an old married couple seconds after. 😂 I swear man, God knew what he was doing, because you and me are literally two peas in a pod and i can’t see my life without you. The past couple years of our friendship, we have been through some shit together 🤦🏻‍♂️I mean moving to LA with literally zero money in our accounts trying to figure out how we were gonna make it out here?!?!?! let’s start there, to living in a small studio apartment downtown Right next to skid Row sleeping on air beds that were deflating while we slept lmaooo 🤦🏻‍♂️🤦🏻‍♂️😂 even then we were so happy!!!! Every second ive spent with you in the past 6 years has been beyond eventful, full of love and happiness, with memories that i know we both will cherish forever!! like traveling the world together! Setting off alarms in a hotel rooms, for reasons only God knows why😂🤣 lolll... i will say one thing about you that i feel the world should know. No one understands how big of a heart you have and how pure of soul you are. You are so selfless, always thinking and doing for others before you. You carry this light with you that simply lights up everyones life that you encounter. You have for sure modeled me into a way better, kinder, loving, more compassionate and understanding person in the course of our time together. @anxhelina this isn’t even a Birthday post per say, its more of an appreciation post for an incredible living soul that deserves to be honored and shined a light on. Im far beyond blessed to have the bestestttt friend/sister that Exists on this planet. Congrats on another year of being a Star to me and all your loved ones and sooooon to this entire world. Im rooting for you always! Your #1 fan xoxo Happy Birthday ♥️🤗

A post shared by ARIEL (@makeupbyariel) on

Anxhelina Hadërgjonaj sot feston ditëlindjen dhe urimin më të veçantë e ka marrë nga miku i saj më i ngushtë grimieri, Ariel. Anxhelina dhe Ariel prej vitesh jetojnë bashkë në Amerikë dhe sot ai ka kujtuar vështirësitë e fillimit të tyre.

"Gëzuar ditëlindjen 'vëlla'. Kjo video është përshkrimi më i mirë i miqësisë sonë. Anxhelina nuk mendoj se ka pasur një herë të vetme që të jemi zënë dhe të mos jemi pajtuar pas 5 minutave ose që kemi qeshur për faktin se ngjajmë si një çift të moshuarish. Të betohem, Zoti e dinte çfarë po bënte kur na bashkoi, sepse ne jemi shumë të ngjashëm dhe nuk mund ta shoh jetën pa ty. Në disa vite të miqësisë sonë, kemi kaluar vështirësi bashkë. U zhvendosëm në Los Angeles me zero para në llogaritë tona, duke u munduar të kuptonim si do ia dilnim. Jetuam në një apartament të vogël dhe fjetëm në dyshek ajri që ç'fryheshin teksa flinim. Edhe atëherë ishim shumë të lumtur! Çdo sekond që kam kaluar me ty 6 vitet e fundit kanë qenë plot me ngjarje, me dashuri dhe lumturi, me kujtime që do i mbajmë mend përgjithmonë!

Si të udhëtosh botën bashkë! Kemi vendosur alarme në dhomat e hotelit, për arsye që vetëm Zoti i di pse. Dua të them një gjë për ty që bota duhet ta dijë. Askush nuk e kupton sa zemër të madhe dhe sa shpirt të pastër ke. Ti je altruiste, gjithmonë mendon dhe bën për të tjerët para vetes. Ti mban një dritë me vete që ia ndriçon jetën të gjithë njerëzve përreth. Ti më ke bërë më të mirë, më të sjellshëm, më të dashur, më të dhembshur dhe më të kuptueshëm gjatë kohës që kemi kaluar bashkë. Anxhelina ky nuk është thjesht një postim ditëlindjeje për të thënë, është më shumë një postim mirënjohjeje për një shpirt të mrekullueshëm që meriton të nderohet dhe të shkëlqejë.

Jam shumë i bekuar që kam shoqen dhe motrën më të mirë që ekziston në këtë planet. Urime për një vit tjetër të qenurit yll për mua, për njerëzit e tu të dashur dhe së shpejti yll i të gjithë botës. Jam fansi yt gjithmonë! Fansi yt numër një", shkruan Arieli.

Shtuar më 03/12/2019, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori