Detajet/ Plagosja e djalit të biznesmenit të njohur në Pogradec, një nga autorët i goditur me thikë në kokë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:00 në qytetin e Pogradecit.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur në këmbë, Joan Muçllari, djali i biznesmenit të njohur, të cilit para dy vitesh  iu bë atentat duke qëlluar me armë në drejtim të hotelit në pronësi të tyre gjatë verës.

Burimet kanë njoftuar se një nga autorët e ngjarjes, Greis Maxhari është goditur me thikë në pjesën e kokës.

Njoftohet se plagosja në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.

Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.

I plagosuri i ditës së sotme është djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.

Lidhur me ngjarjen e dy viteve më parë policia vuri në pranga Ilir Berberin 52 vjeç, Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç dhe Elvir Haxhian 32 vjeç.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e sotme një nga personat që ka qëllkuar me armë ndaj Muçllarit është Firdeus Berberi, djali i Ilir berberit, një nga të arrestuarit nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar në drejtim të Hotel Voloreka.

POlicia po punon për kapjen e autorëve./albeu.com