Pas Encës dhe Gjystes, reperi kosovar tregon shtëpinë luksoze (FOTO LAJM)

Ditët e fundit disa prej këngëtarëve më në zë shqiptarë janë përfolur për shtëpitë e tyre luksoze.

Në fillim ishte Enca e cila kishte blerë një prej vilave në një nga zonatluksoze të kryeqytetit e më pas Gjyste Vulaj e cila deklaroi se ka disa pasur të patundshme në Gjermani e në Mal të Zi.

Edhe këngëtari Ermal Fejzullahu u përfol për shtëpinë e tij luksoze mbi 300 mijë euro në një nga zonat e shtrenjta të Prishtinës.

E së fundmi edhe reperi Gold AG ka publikuar foto nga shtëpia e tij luksoze.

Reperi ka publikuar një video në Instastory brenda ambienteve të vilës së tij, e cila duket e rregulluar me shumë shije e ku bie në sy stema e UÇK-së dhe fotografia e vendlindjës së tij, Presheva./Albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori