"Osmani" feston përvjetorin e martesës, bashkëshortja i bën dedikimin romantik (FOTO LAJM)

Burak Ozçivit është ndër aktorët më të suksesshëm e më të pëlqyer të kinemasë turke. Ai është shumë i komentuar edhe për jetën private dhe martesën me aktoren Fahriye Evçen.

Çifti u martuan tre vite më parë me një dasmë që mori vëmendjen e të gjithëve. Sot ata janë prindër të një djali 1 vjeç dhe shumë të lumtur me jetën familjare.

Së fundmi Fahriye dhe Burak festuan 3 vjetorin e martesës së tyre dhe në këtë ditë të veçantë, Fahriye zgjodhi ta urojë bashkëshortin publikisht. Ajo postoi një foto nga martesa dhe shkruajti:

“Dashuria është gjithçka”, shoqëruar me datën e martesës së tyre. Në këtë postim ra në sy edhe komenti i Burakut i cili komentoi disa zemra dhe brenda pak orësh mori 10 mijë pëlqime nga fansat./who
Shtuar më 01/07/2020, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori