Ornella Muti feston ditëlindjen, sa vjeç mbush sot aktorja (FOTO LAJM)

Ornella Muti njihet në Itali e në mbarë botën për bukurinë e saj të rrallë, dhe mjaft role të rëndësishme që i janë besuar, përmes të cilave dëshmoi se është dicka më shumë “sesa thjesht një fytyrë e bukur“.

Suksesin e njohu që 14 vjec, me filmin “La moglie più bella”. “Më kanë ndodhur shumë gjëra në jetë, por janë gjëra me të cilat janë përballur kushedi sa njerëz të tjerë, nuk jam ndonjë heroinë”, thoshte në 2017-tën.

Aktorja rrëfente se ishte konsideruar gjithmonë një simbol seksual, por kjo sipas saj, kjo e kishte penalizuar.

“Të përshkruhesh për vite të tëra si bombë seksi, kjo ka pasoja. Ajo që më bëri mua është që sot të mendoj se ky lloj intimiteti është gjëja që e dëshiron më pak, dhe të cilës i përkas më pak”, pohonte Ornella me dy martesa të dështuara dhe tre fëmijë prej tyre.

Aktorja ka punuar me figura të tilla të njohura si Vittorio Gassman, Gérard Depardieu, Marcello Mastroianni e Adriano Celentano. Në vitin 1984 interpretoi dhe në krah të Jeremy Irons, Fanny Ardant e Alain Delon në filmin ‘Një dashuri e Sëann”.

Ajo ka qenë e martuar me Alessio Orano dhe me Federico Fachinetti.

Nga lidhja me Oranon lindi vajza e madhe, Naike, dhe nga ajo me Fachinettin, erdhën në jetë Andrea dhe Carolina.

Shtuar më 10/03/2020, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori