VIDEO/ “Rrafshohet” qyteti në Turqi, grumbuj rrënojash dhe mijëra persona të bllokuar

Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë jugore në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 shkurt 2023).

Qyteti turk i Kahramanmaraş, i cili ndodhet afër epiqendrës së tërmetit 7.8 ballë është një ndër më të prekurit.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qendra e qytetit shihet pothuajse e rrafshuar. Pirgjet me rrënoja shihen kudo, teksa autoritete raportojnë se numri i viktimave në turqi dhe Siri ka shkuar në 800.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

“Pamjet e tmerrshme të dëmeve të përhapura nga tërmeti në qytetin turk të Kahramanmaraş”, shkruan Ëorld Neës në Twitter.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter./Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 11:18