“Tronditet” Vllaznia, vendasit shënojnë dy gola për 4 minuta (VIDEO)

Vllaznia ka marrë një goditje të fortë ndaj Craiovas pasi ka pësuar dy gola për 4 minuta.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, në të dytën Craiova ka shënuar fillimisht me Mateiu në minutën e 58 dhe më pas me Silva në të 62’.

Gjithçka bëhet shumë e vështirë për shkodranët që tanimë duan 3 gola për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Conference League./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 20:53