Oriola krahason veten me ''Ferrari'', fansat dallojnë ''photoshop''-in (FOTO LAJM)

Fotomodelja e njohur Oriola Marashi ka mundur të bëjë për vete shumë fansa të saj me dukjen simpatike.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Por në foton e fundit modelja e krahason veten me ferrarin. Ajo pozon e gjitha me të kuqe në rrugët e kryeqytetit.

''Mos ki frikë nga perfeksioni nuk do ta arrish kurrë. Prandaj u krijua ''photoshop''-i'', shkruan Oriola krah fotos.

Ndjekësit e faqes së saj në Instagram kanë dalluar një detaj te fotoja! Vija e pllakave të murit në të cilin ajo pozon nuk është e drejtë, ndërsa të pasmet e saj janë më të mëdha sesa e kemi parë në emisionet televizive, ku nuk mund të bësh dot editim. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori