Orinda zgjedh kuzhinierin më të mirë shqiptar për dasmën e saj
Pëlqej
Sigurisht që një dasmë të ketë sukses duhen trajtuar dhe zgjedhur me kujdes të gjitha detajet.

Dhe duket se për Turin dhe Orindën shija e mirë dhe ushqimi i zgjedhur është një nga prioritetet për dasmën e tyre.

Prandaj ata kanë zgjedhur një nga shefat më të mirë të kuzhinës në Shqipëri që të kujdeset për këtë detaj.

Ai është Renato Mekolli i cili ka postuar në instagramin e tij një foto më Orindën ku shkruan se u mbyllën bisedat e fundit për darkën e festës së shumëpritur.

“Në kokë të beqarëve! “- shkruan Renato duke i ndjell kështu edhe pak fat vetes.

/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori