Orinda reagon pas deklaratës së Turit se do ta tradhtonte
Moderatori dhe këngëtari i njohur Turjan Hyska mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Oktapod”, u shpreh se është i gatshëm ta tradhtojë Orindën me Rosie Huntington ose me Charlize Theron.

E ndërsa menjëherë deklarata e Turit u bë kryefjala e mediave ditën e sotme, duke bërë që moderatori të bëj një postim ku i shkruan Orindës: “Orinda nuk e dinë këta se çfarë heq unë për të mos kaluar ti nga lagjet e Bradley Cooper dhe Orlando Bloom”.

Pas postimit të Turit ka reaguar Orinda e cila ka ripostuar foton e moderatorit dhe i kthen përgjigje: “O Turjan Hyska atij të dytit (Orlando Bloom) i ka shkuar koha, s’bën një lek”.
Shtuar më 08/10/2017, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori