Ori mposht Covid-in, Isli nuk mund ta priste më ëmbël në studio (FOTO LAJM)

Moderatorja Ori Nebijaj ka mundur ta lërë pas Covid-in dhe t’i rikthehet përditshmërisë. Mëngjesin e sotëm ajo iu bashkua studios së “Wake Up”, përkrah Isli Islamit. Ky i fundit mbajti premtimin e dhënë dhe i solli byrekun Orit, live në emision .

“Ka një problem me familjet tona, kjo gara kush e bën më të mirë është në nivele shumë të larta”, u shpreh Isli.

“S’kam asnjë dyshim që mami Sadija e ka qarë. Faleminderit shumë se e di unë që ti e ke ndihmuar”, tha Ori.

“Patjetër, vendosa furrën në parangrohje”, replikoi me humor moderatori.

Më tej, gjatë bashkëbisedimit me Islin, Ori zbuloi se kishte humbur vetëm nuhatjen, e ndërsa shijen jo.

Pak ditë më parë, Nebiaj mungoi në emision dhe lajmin e infektimit të saj e bëri me dijeni Isli. Teksa zhvillonte një intervistë me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, Isli tregoi se Ori ishte me Covid-19. Siç ai rrëfeu, fatmirësisht ajo ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga “Islam Alla”, identifikuar me emrin Oriela Nebijaj që tregonte për simptomat që kishte. Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid. Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet.”

Më herët, edhe Isli u infektua gjithashtu me Covid-19 dhe mungoi gjatë emisionit. Po ashtu, për infektimin e tij na tregoi vetë ai. Gjatë një lidhjeje live nga shtëpia e tij, moderatori u shpreh se përveç tij është infektuar edhe e ëma, me të cilën jeton në një shtëpi. Ai tha se simptomat e para të koronavirusit ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën.
Shtuar më 04/02/2021, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori