Milot Rashica te Aston Villa?

Aston Villa është duke u përgatitur ta transferojë yllin e Werder Bremenit, Milot Rashica gjatë afatit kalimtar veror, raporton “Fehmarn24”.

Futbollisti nga Vushtrria shihet si zëvendësues potencial për Jack Grealish, i cili mund të largohet nga Aston Villa këtë verë, shkruan “Zeri.info”.

Aston Villa ka bërë gati 25 milionë euro për Rashicën, të cilin tashmë Werder Bremeni e ka zëvendësuar me ish-yllin e Manchester Unitedit, Tahith Chong.

Gjithashtu, Aston VIlla ia ka bërë me dije Rashicës se nuk do të luftojë sërish për mbijetesë në edicionin e ardhshëm.

Rashica ka qenë në formë të mirë edicionin e kaluar, derisa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në kampionat.

Përveç Aston Villës, për Rashicën ka shprehur interesim konkret edhe RB Leipzigu.


Shtuar 18.08.2020 15:04