Emisioni i
mëngjesit në Top Channel, "
Wake Up" ka hyrë në një epokë të re.
Që nga fillimi ky
emision është identifikuar me figurën e Eno Popit, i cili hoqi dorë këtë sezon televiziv nga ky
emision.
Moderimin e ‘
Wake Up’ e kanë
Isli Islami dhe Ori Nebijaj, një dyshe e pandashme që i sheh kudo bashkë edhe përtej ekranit,
Të ftuar në emisionin “Pop Culture”, dyshja e
mëngjesit treguan dhe për ndjesitë që kanë për Eno Popin.
“Kujt i mungon Eno Popi?” – e pyet gazetari.
“Asnjërit!” –u përgjigjën të dy.
Gjithashtu, kur u pyetën për njëri-tjetrin ata nuk i kursyen komplimentat.
Ori për Islin u shpreh duke thënë:
“Person analizues dhe që më bën shumë të qesh” shkruan tch.
E ndërsa
Isli u shpreh për Orin:
“E bukur, e zgjuar, e mirë.”
Shtuar më 03/11/2018,
ora 19:23