Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Orhan Ibrahimi sjell "Vetëm Përmendore" (VIDEO)
Orhan Ibrahimi
Pas disa viteve pa angazhime muzikore rikthehet këngëtari Orhan Ibrahimi. Disa ditë më parë ai ka publikuar singlin e ri me titull "Vetëm Përmendore".

Këngëtari Orhan Ibrahimi shprehet për Portalin Albeu.com se është i lumtur që pas disa viteve i është rikthyer sërish muzikës me këtë single, duke shtuar që single i ri është pëlqyer jashtëzakonisht nga auidienca.

Kënga e re është e stilit soft rock me elemente të bluzit ndërsa teksti është jashtëzakonisht i veçantë ku përshkruhet përditshmëria e zakonshme sociale.

Kjo single është një bashkëpunim i Orhan Ibrahimit me Artan Kastratin, të dy këngëtar të të njëjtës rrymë muzikore.

Portali Albeu ju fton më sipër të shijoni këngën "Vetëm Përmendore" të Orhan Ibrahimit me Artan Kastratit. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2012, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori