Organizohet fronti kundër vajzave plastike: Nuk duam buzëviçet!
Pëlqej
Gjatë ditëve të fundit ka patur mjaft debate në rrjetet sociale në lidhje me operacionet plastike, nisur nga fakti se një pjesë e mirë e figurave të ekranit nuk i kanë rezistuar bisturisë.

Në një postim të sajin, Sevim Arbana drejtuese e një shoqate, shkruan se do t'i hiqte nga Facebook-u nëse postonin foto me buzët si viç.

Statusi i saj ka marrë mjaft komente, një pjesë e të cilave shhprehen edhe të irrituara.

"Të dashura femra! Si feministe që jam, do të ndërmarr një hap drastik në fb. Të gjitha femrat që pozojnë me buzët si viç përpara, jo ashtu siç ua ka bërë nëna e babai, shkenca e hatashme me emrin gjenetikë, do t’i zhduk nga miqësia.

Jo për gjë, po ma injorojnë miqësinë dhe ma kthejnë në butafori dhe fyçkllëk. Çdo femër ka bukurinë e saj, e cila varet nga truri, shpirti dhe ajo që trashëgon. Merci!"., shkruan ajo në Facebook.

E ftuar në “Top Shoë Magazine”, Arbana shpjegoi pse ky sulm ndaj femrave që pozojnë me buzë të mbledhura.

"Është për t’i edukuar dhe për t’i thënë atyre që ju jeni të bukura. Me buzë, pa buzë, me gjoks, pa gjoks, me të pasme, pa të pasme…

Çdo femër është e bukur, aq më tepër një vajzë e re që është e bukur gjithmonë. Unë nuk jam për këtë lloj ndjelljeje sepse nëse një vajzë e re edukohet në këtë formë, duke ndjellë meshkujt, nesër, ai mashkull do të shohë një femër tjetër që i bën buzët si viç", u shpreh Sevim Arbana.

Por, gazetarja Fatjona Mejdini nuk është aspak dakord:

"tatusi është jashtëzakonisht jo etik. Nëse krahason tiparet e një femre me tiparet e një kafshe, nuk është etike. Statusi nxit urrejtje".
Shtuar më 13/01/2018, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori