Opinionisti “shpërthen” ndaj Ramës: Të qafsha Kryeministrin
Pëlqej
Edhe opinionisti Olti Curri ka reaguar përmes një statusi ku i kërkon llogari Edi Ramës,përsa i përket pushimit nga puna të këngëtarit Klajdi Musabelliu, i cili deri dje punonte pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Njerëzore,

Olti i përmend kryeministrit rastin e Elsa Lilës, e cila hyri në grevat e urisë së socialistëve disa vite më parë.

“Edi Rama tallet me Klajdi Musabelliun pse ai punon ne nje post shteteror dhe eshte kengetar !!!

Po Edi Rama vete qe po drejton qeverine a nuk eshte piktor ???
Pse nuk permendi Elsa Lilen ai, qe na hapi barkun dhe hyri ne çadrat e greves se urise se socialisteve, po merret me Klajdin ne eshte hall te vet ???

Te qafsha kryeministrin, nuk sheh se do rriten çmimet me 20% , nga TVSH e biznesit te vogel, po merret me shoë biz …”, shkruan opinionisti Curri.
Shtuar më 07/10/2017, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori