"On Records" ia fshin hitin e ri Mozzikut nga Youtube (FOTO LAJM)

Askush nuk e priste që edhe dy reperat Getinjo dhe Mozzik të largoheshin nga On Records. Por duket se edhe pas largimit ata kanw korrur sukses me kwngwn e re qe ka publikuar Mozzik.

Duket që ka nisur hakmarrja nga label-i On Records ndaj reperit kosovar Mozzik.

Nga kanali "Youtube" është fshirë kënga Madam, hiti i ri që solli Mozzik e që brenda për ditësh arriti të klikohet mbi 7 milion herë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një instastory, ndërsa ka shkruar: Marre ju qoftë.

Ndryshe menaxheri Mehmet Elshani ka hedhur në gjyq dy vëllëzërit Mozzik dhe Getinjo pas largimit të tyre nga label-i ku edhe e nisën karrierën. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori