Olti Curri ofendon rëndë emisionin Top Show: Është kthyer në treg fshatarësh
Pëlqej
Për të dytin sezon radhazi, Olti Curri është rikthyer në jurinë e “Këngës Magjike”.

Curri njihet për të thënat troç, ndaj edhe në një intervistë për “Jo vetëm modë”, me gazetarin Eni Shehu ai ka zbuluar disa të pathëna.

Curri zbuloi për “Jo vetëm modë”, arsyen se përse është larguar nga “Top Show”, teksa tha se ka mbaruar tashmë dhe është kthyer në “Top Show tregu fshatar”.

“Aktualisht jam vetëm në jurinë e “Kënga Magjike”, tek “E diela shqiptare”, jam larguar nga Top Albania Radio. Nuk e dija që Adi Krasta ka qenë në Top Channel? Nuk e di këtë, kërkoj ndjesë.

Lidhur me përballjen Top-Klan mendoj se duhet të fitojë ai televizion që i jep hapësirë personazheve dhe i lë të formohen si mini ndërmarrje të vogla pa qenë nevoja të jenë vartës nga i njëjti person shkruan Tv Klan.

Kam pranuar ftesën e Ardit Gjebreas për të qenë pjesë e jurisë pasi është njësoj si të shkosh në një festë që ka filluar, pasi është televizion që shikohet. Unë e lash Top Show-n se aq ishte, tani është Top Show tregu fshatar”, tha Curri.
Shtuar më 07/10/2017, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori