Olti Curri nuk ndalet, këtë herë sulmon Rezartën
Pëlqej
Blogeri Olti Curri është bërë shpesh protagonist i ngjarjeve të ndryshme për shkak të tipit të hapur dhe të drejtpërdrejtë që ka.

Por kjo shpeshherë e ka bërë atë edhe pjesë të sherreve dhe polemikave me njerëz të famshëm të showbizit shqiptar.

Jo më larg se dje ai sulmoi Ambrën, bukuroshen e Big Brother dhe tashmë ka sulmuar dikë tjetër.

Këtë herë, të drejtpërdrejtin e ka bërë me njërën nga mikeshat e tij, Rezarta Shkurtën. Teksa ishin të mbledhur bashkë në ditëlindjen e Zaiminës, Rezarta ka dashur të fiksojë një moment në celularin e saj.
Oltin teksa mban në krahë balerinin Graciano Tagani. “Edhe pak, edhe pak.

"Fute barkun brenda se është foto”,- e ka gënjyer këngëtarja.

Pasi Olti mëson se ishte video i thotë: “Çfarë shkër**ate je moj ”. Dhe ashtu siç vetë mikesha e tij ia pohoi, Olti përfundoi serisht ne portale.
/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori