“Ka nisur prej javësh”, Sara Hoxha flet për romancën e Elhaidës me Ledianin (VIDEO)

Tashmë nuk ka më dyshime! Dashuria është në ajër mes Elhaidës dhe Ledianit. Madje, ata e pranuan në puntatën e “Dancing With The Stars” se janë të dashuruar dhe tashmë janë në një marrëdhënie dashurie. Elhaida tha se prej javësh kanë ndjenja për njëri-tjetrin por nuk kanë dashur ta bëjnë me dije për publikun.

Në lidhje me këtë situatë producentja e emisionit, Sara Hoxha, shpjegoi në “Goca & Gra” se si pritën momentin që gjithçka të bëhej publike. Ajo tregoi se pavarësisht se produksioni e dinte prej disa javësh, ka pritur që Elhaida të japë miratimin e saj.

“Në kishim disa javë që e dinim si produksion por i takonte Elhaidës që të vendoste kur ishte gati. Kur ajo ishte gati ne thamë të ndihmojmë ne që të dalë ajo love story që është realisht, pasi Elhaida dhe Ledi kanë aq shumë kimi. Kanë gjetur njëri-tjetrin”, tha Sara Hoxha.

Pasi konfirmuan lidhjen me një puthje, Elhaida tha se do ta marrë edhe Ledianin në Itali që të punojnë e jetojnë së bashku.

Por nga ana tjetër, ndjekësit kanë vënë re se Lediani ka patur një unazë në gisht në fillimet e programit. Balerini ka qenë i fejuar prej disa vitesh me një bjonde mjaft simpatike të quajtur Ditjona Bora.


Shtuar 29.12.2022 14:56