Olta Gixhari në një lidhje të re? Ja çfarë publikon aktorja (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur Olta Gixhari në një intervistë të fundit ka deklaruar se nuk është e dashuruar dhe as në një marrëdhënie.

Olta tregoi se jeton vetëm në Tiranë prej një kohe të gjatë.

Por së fundmi aktorja bukuroshe ka postuar një foto në Instagram Story ku shkruan "Dashuria nuk njeh peshë".

Foto shoqërohet me dy karikatura të një femre dhe një mashkulli në të cilat shkruhet përkatësisht Olta dhe Mondi.

Ende nuk dihet se kush është Mondi të cilit olta i kushton këtë shprehje me humor por shpresojmë që anëtarja e jurisë së "Your Face Sounds Familiar" të jetë duke përjetuar një dashuri të re./Albeu.com/

Shtuar më 13/03/2017, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori