Olta Gixhari, aktorja që nuk “honepset” dot nga kolegët
Pëlqej
Aktorja e humorit Delinda Zhupa ishte e ftuar në spektaklin “Shiko kush Luan” dhe u vendos përballë aktorit Genti Hazizi. Pyetjet provokuese të Luanës e vunë disa herë në siklet Delindën.

Luana i pyeti Gentin dhe Delindën për për rolet, filmat apo teatrot ku ata kanë qenë aktorë dhe nuk u ka pëlqyer vetja. Ata nuk dhanë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por Genti foli për një rol në një film me metrazh të shkurtër të cilit nuk ia mban mend as emrin, ndërsa Delinda foli për një rol kryesor në një teatër të titulluar“Testamenti i Ri.”

Genti duhet të rregullojë artikulimin që u bën fjalëve.”, tha Delinda e pyetur se çfarë duhet të rregullojë Genti si aktor.

Ndërsa Genti mendon se Delinda ndonjë herë luan më shumë se sa duhet dhe shpesh bërtet shumë.

Por pyetja më sikletuese ishte ajo se kush personazh është më i vlerësuar se sa duhet. E çuditshme ishte se të dy pjesëmarrësit, si Delinda si dhe Genti, edhe pse miq me të, u shprehen se ky personazh është Olta Gixhari.

Pas kësaj deklarate nuk e dimë se si do të reagojë Olta. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori