Olta Boka pozon një muaj pasi u bë nënë
View this post on Instagram

🤍

A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial) on

Olta Boka u bë nënë për herë të parë në muajin Korrik. Këngëtarja solli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi disa fjalë të ëmbla për vogëlushen e saj.

“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madhe që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij! Faleminderit Zotit që shkoi çdo gjë mirë!”, shkroi Olta.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto, teksa ka dalë shëtitje me të bijën. Ajo është kujdesur të ruajë imazhin e vogëlushes, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një zemër.

Shtuar më 11/08/2020, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori