Olen Çezari koncert në Tiranë, prej dy vitesh i dashuruar (VIDEO)
Artisti i njohur shqiptar ndodhet në Tiranë për koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve. Fillimisht ishte menduar për t’u organizuar në një natë, më 19 prill, por kërkesat e shumta kanë bërë që të zhvillohet edhe një natë e dytë më 20 prill.

Për të folur për këtë koncert, Olen Cesari ka qenë i ftuar në Top Show Magazine, ku ka zbuluar edhe disa fakte për jetën private.

Edhe pse herën e fundit, dy vite më parë, kur dha një koncert po në Pallatin e Kongreseve, violinisti, që udhëton shpesh, kishte thënë që nuk kishte kohë për një të dashur, këtë herë, gjendja ka ndryshuar. I pyetur nga gazetarët e Top Show, Cesari ka thënë që prej rreth dy vitesh ka një vajzë në jetën e tij.


“Nuk e mbaj të fshehtë, por jetën private e mbaj për vete, jeta publike është për të tjerët”, tha ai, ndërsa zbuloi që e dashura nuk është artiste, por megjithatë dhe ajo është e zënë me aktivitetet e saj kështu që nuk e ndjek gjithmonë nëpër koncerte në vende të ndryshme.

Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi për historinë e tyre romantike. Violinisti konfirmon që takohen mëse mjaftueshëm.
Shtuar më 13/04/2017, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori