Ofertë e çmendur për Adi Krastën: 250 mijë euro për një vit
Adi Krasta
Prezantuesi i njohur, Adi Krasta ka vendosur që të braktisë ekranin e Vizion Plus për të kaluar në një tjetër televizion, "Agon Channel". Siç raporton Panorama Plus, oferta ndaj tij është e majme. Vetë Krasta është shprehur se është një ofertë "paturpësisht e parefuzueshme", ndërsa në llogarinë bankare të Adi Krastës janë depozituar plot 250 mijë euro për një vit punë.

Por çfarë do të bëjë Adi Krasta për të justifikuar shumën që i ka dhënë pronari italian, Francesco Becchetti?

Ai do vazhdojë formatin e emisionit "A Show", ndërkohë që do nisë edhe dy programe të tjera. I pari është pak a shumë një version kundër Big Brother, pasi synon që të vërë në konkurrim studentët e shkëlqyer.

Ndërkohë që programi tjetër është një variete e të shtunës në mbrëmje. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori