Ofendoi fëmijët me sindromë Down? Themeluesja e “DS” reagon ndaj Xhensilës
Themeluesja e fondacionit “DSA”, Emanuela Pepkola Zaimi i ka drejtuar një mesazh këngëtares xhensila Myrtezaj pas deklaratës së kësaj të fundit për vajzën e saj Ajka.

Teksa një komentues i shkroi këngëtares se nuk e bën publike të bijën është sepse vuan nga sindroma Doën, këngëtraja shpërtheu në ofendime.

Ajo e quajti “njeri psiqik dhe të ndyrë” komentuesin dhe të shprehej se vajza e saj nuk ka asnjë mangësi.

“Heu bre mi Xhensilë! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes yes faji im që çoj ftesa lart e poshtë ke VIP-sat)

Komentuesi ka shpifur ndërsa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë çfarë është…po këtij reagimit të Xhensilës si t’ja vëmë emrin?

..Tamam ju të mediave, pse dreqin nuk bëni si ju kërkon Xhensila? 😂…Na ngrini nervat në pritje të ditës së Verës”- ka shkrujtur Emanuela e cila është revoltuar nga komenti i Xhensilës. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori