"Do të më pëlqente të punoja këtu. Kam bërë kërkesë. I vetmi shqetësim që kam është se këtu dritat në zyra janë të ulëta dhe jam i sigurt që do të më zinte gjumi".
Kështu ka thënë presidenti amerikan Barack
Obama gjatë një vizite në studiot e kompanisë DreamWorks në Los Anxheles, ku ka bërë edhe një shaka.
"Nuk e di nëse ju e dini, por veshët e mi kanë frymëzuar
krijimin e
Shrekut. Është e vërtetë, është një histori e vërtetë", ka thënë duke qeshur
Obama.
Pronari i studiove të DreamWorks është Jeffrey Katzenberg, i cili ka qenë një financues i madh i fushatës elektorale të presidentit të Shteteve të Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013,
ora 17:18