Kupa e Italisë: Formacionet e mundshme të derbit Juventus-Milan

Milani ka provuar disa skema në stërvitje, derisa ka përdorur Lucas Paquetan dhe Giacomo Bonaventuran, por Rafael Leao nuk ishte sot në stërvitje, derisa Juventusi do të ketë pamje të re në sulm.

Dy skuadrat po përgatiten për përballjen e dytë në Kupën e Italisë, derisa takimi i parë kishte përfunduar 1-1 në San Siro. Të premten e 12 qershori do të zhvillohet takimi me fillim nga ora 21:45.

MilanNews.it ka raportuar se Stefano Pioli mund të përdorë skema si 4-2-3-1 apo 4-3-2-1, duke përdorur Paquetan apo Bonaveturan në krahun e majtë të mesfushës.

Leao do të mungojë në këtë përballje, derisa Hakan Calhanouglu do të ndihmojë Ante Rebicin në sulm, në mungesë të Zlatan Ibrahimovicit që thuhet se është i lënduar.

Në anën tjetër, Gonzalo Higuain do të jetë mungesa më e madhe, mirëpo do të zëvendësohet nga Paulo Dybala si sulmues fals.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Bentancur, Matuidi; Costa, Dybala, Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer, Bonaventura, Paqueta, Calhanoglu, Rebic.


Shtuar 8.06.2020 19:03